4 ushqime që ndihmojnë në shërimin e akneve

Shëndetësia

4 ushqime që ndihmojnë në shërimin e akneve

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 17:37
Ilustrim

Lëkura e shëndetshme nuk vjen vetëm si produkt i përdorimit të kremrave të ndryshëm. Ajo është gjithashtu një reflektim i ushqimit që hani. Disa shtesa në dietën tuaj mund të ndihmojnë në shërimin e akneve dhe inflamacionit, ndërsa përbërësit e tjerë mund të shkaktojnë paraqitjen e tyre.

Mbushni pjatën tuaj me këto ushqime që luftojnë inflamimin dhe puçrrat.

1. Probiotikë
I hasim në lakër turshi dhe turshi dhe ato mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit duke inkurajuar bakteret e shëndetshme që të rriten në zorrën tuaj.

2. Acidet Omega-3 yndyrore
Ushqimet që luftojnë kundër inflamacionit si salmoni dhe arrat kanë përbërje më të lartë të omega-3 (yndyrna të mira!)

3. Antioksidantë
Zarzavatet r errëta dhe manaferrat përmbajnë antioksidantë që mbajnë lëkurën të freskët.

4. Zinku
Nivelet e ulëta të këtij minerali thelbësor kanë shkaktuar paraqitjen e akneve. Prandaj, përdorni sa më shumë bajame që të mos keni mungesë të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat