Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini një gotë qumësht me shafran para se të flini gjumë

Shëndetësia

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini një gotë qumësht me shafran para se të flini gjumë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 06:32
Ilustrim

Qumështi i artë është ajo çka merrni nga kombinimi i një gote qumësht me shafran. Kjo pije punon për mrekulli gjatë kohës që trupi juaj është në gjumë.

Disa përfitime që merrni nga konsumi i kësaj pijeje para se të flini gjumë:

Detoksikon mëlçinë tuaj

Shafrani i Indisë është provuar të jetë i dobishëm për mëlçinë. Në trupin tuaj, ai do të veprojë si pastrues dhe do të parandalojë akumulimin e acidit yndyror në mëlçi. Kjo është arsyeja pse qumështi i kombinuar me shafranin do të përmirësojë aftësinë e mëlçisë tuaj për të përpunuar ushqimin dhe të zhdukë ato substanca për të cilat ju nuk keni nevojë. Në këtë mënyrë ju do të pastroni trupin.

Ul inflamacionin në trupin tuaj

Komponenti kryesor i shafranit  të Indisë është një substancë e quajtur kurkumin, që siç tregojnë edhe hulumtimet, ka veti anti-inflamatore për të trajtuar inflamacionet e zakonshme, si dhe ato më të rëndat si artriti, sëmundja e zorrëve dhe më shumë. Pas pirjes së një gote “qumësht të artë”, kurkumini i pranishëm në pije do të zvogëlojë sasinë e ënjtjes që keni.

Lufton kancerin 

Shafrani i Indisë vepron si një antioksidant i fortë brenda jush. Hulumtimet tregojnë se shafrani i Indisë mund të zvogëlojë stresin oksidativ që prodhon radikalet e lira brenda trupit tuaj, gjë që mund të shkaktojë sëmundje kronike si kanceri. Madje jo vetëm që parandalon kancerin, por edhe mund ta luftojë atë.

Do të filloni të humbisni kile 

Shafrani i Indisë jo vetëm rrit metabolizmin tuaj, por gjithashtu ndihmon trupin të tresë yndyrën më shpejt. Përfitimet e qumështit për humbjen e peshës nuk mbarojnë. Një studim i kohëve të fundit tregon se kur e konsumoni rregullisht, parandalon akumulimin e yndyrës në trup, duke e bërë atë një substancë efektive për të përshpejtuar qëllimin tuaj.

Zemra juaj do të qendrojë e fortë dhe e shëndetshme 

Shafrani i Indisë do të ndalojë çlirimin e citokineve në trupin tuaj. Citokinat janë substanca që lidhen me inflamacion dhe sëmundje kardiovaskulare. Marrja e qumështit të “artë” çdo natë  do të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të problemeve me zemrën.

Truri juaj do të jetë më i shëndetshëm dhe “i vëmendshëm”

Ju do të rrisni nivelin e BDNF, një substancë që rrit numrin e lidhjeve nervore të bëra në tru dhe ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjeneruese si Alzhaimeri.

Sistemi juaj imunitar do të përmirësohet 

Sistemi imunitar do të fitojë më shumë forcë për të sulmuar trupat e huaj.

Kockat tuaja do të jenë më të forta 

Shafrani i Indisë do të parandalojë humbjen e kockave në trupin tuaj me rreth 50%. Plus, qumështi i pasur me kalcium, i mbushur me vitaminë D, së bashku me gjysmë lugë çaji shafran i Indisë shërben si një tonik efektiv për kockat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat