Të fjeturit me nënën i bën mirë zemrës dhe shëndetit emocional të fëmijëve!

Shëndetësia

Të fjeturit me nënën i bën mirë zemrës dhe shëndetit emocional të fëmijëve!

Nga: A.H Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:31
Foto

Prindërit janë shpesh në dilemë kur bëhet fjalë për atë se deri në cilën moshë duhet të flenë me fëmijet e tyre. Posaçërisht nënat janë në dilemë sa i përket kohës, se kur duhet të fillojnë të mësojnë fëmijët e tyre të flenë vetëm, në një shtrat ndaras dhe kur duhet t'i lënë të flenë vetëm në dhomën e tyre.

Ky është një vendim që merret zakonisht pas konsultimeve dhe këshillave që prindërit i marrin nga anëtarë tjerë të familjes, por edhe nga pediatri. Por, në fund secila familje ka rregullat e veta. Megjithatë, në Afriken e Jugut, pediatrit kanë udhëzuar prindërit në gjithë botën, të cilët marrin parasysh më shumë zakonet e familjes, transmeton Bota sot.

Për D. Nils Bergman nga Universiteti Cape Town në Afriken e Jugut, fëmijet duhet të flenë me nënat e tyre deri në tri vite. Ai erdhi në këtë konkludim pasi zbuloj se fëmijët që flinin ndaras nga prindërit e tyre ishin gjatë ditës më të përgjumur dhe më me shumë stres. Është e rëndësishme që nënat të lidhen me fëmijët e tyre dhe kjo lidhje forcohet edhe më shumë kur ata flenë së bashku, kjo gjë nxitë zhvillimin e trurit dhe shprehive të tjera pozitive. Dr. Nils thotë se për zhvillim optimal, të posalindurit duhet të flenë në kontakt me nënat e tyre, në veçanti në gjoksin e tyre javët e para. Pas kësaj periudhe, ata mund të vazhdojnë të flenë pranë tyre derisa mbushin moshën 3 vjeçare.

Për të realizuar këtë studim, janë analizuar 60 fëmijë, të cilët flinin pranë gjoksit të nënave të tyre dhe të tjerë që vetëm ndanin dhomën e njejtë me prindër. Rezultatet dëshmuan se fëmijët që flinin afër me nënat e tyre kishin tre herë më pak stres sesa ata që flinin vet. Për më tepër, kur ata flinin në shtrat ndaras, fëmijët ishin më të shqetësuar dhe e kishin problem të bëjnë gjumë të qetë. Gjumi cilësor është primar në zhvillimin e shëndetshëm të trurit të fëmijëve. /Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat