Pirja e kafes natën nuk ju le pa gjumë

Shëndetësia

Pirja e kafes natën nuk ju le pa gjumë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 06:36
Foto ilustrim

Nuk duhet të jeni të brengosur që do mbeteni pa gjumë nëse pini kafe natën.

Sipas një studimi të ri, është gjetur se pirja e alkoolit është shumë më e mundshme të ua prish ciklin e gjumit se sa kafeja. Nikotina po ashtu është ndër shkaqet kryesore të insomnias, apo pagjumësisë.

Shkencëtarët nga Universitetet e Floridas, Harvardit dhe Mississipit kanë gjetur se kafeja nuk ka asnjë lidhje me pagjumësinë.

Studimi ka përcjellur 785 persona në një periudhë 14 vjeçare. Këta persona kanë qenë të gjithë afrikanoamerikan, pasi që ata njihen si grupi i njerëzve që vuajnë më së shumti nga mungesa e gjumit dhe vuajnë nga pagjumësia.

Gjithashtu është gjetur se pirja e cigareve elektrike ndikon në një gjumë jo të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat