Tatuazhet e ‘mençura’ mund të japin shenjë nëse jeni në rrezik të kancerit apo diabetit

Shëndetësia

Tatuazhet e ‘mençura’ mund të japin shenjë nëse jeni në rrezik të kancerit apo diabetit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Hulumtuesit anë e mbanë botës janë duke punuar në tatuazhe të ‘mençura’ që mund të monitorojnë shëndetin.

Hulumtuesit gjermanë shpresojnë që ta testojnë procesin në dy vitet e ardhshme.

Në të kaluarën tatuazhet nuk ishin të përhapura, por vetëm në një kategori të njerëzve, ndërsa sot rreth një e treta e të rriturve vetëm në Britaninë e Madhe kanë tatuazhe, raporton “Daily Star”.

Për këtë arsye hulumtuesit dhe studiuesit në mbarë botën janë duke punuar në tatuazhet e mençura të cilat mund ta monitorojnë sëmundjet e ndryshme, si diabetin, kancerin dhe t’i gjurmojnë ato.

Këto tatuazhe mund të ngritin alarmin kur diçka nuk është mirë – thjeshtë duke ndryshuar ngjyrën.

Tatuazhet të teknologjisë së lartë, priten të mos jenë më të mëdha se 50p, përmbajnë  ngjyra kimike që reagojnë specifikisht në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat