8 truke si t’i rezistosh netëve të nxehta të gushtit

Shëndetësia

8 truke si t’i rezistosh netëve të nxehta të gushtit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 23:18
Ilustrim

Kur temperaturat në dhomë janë të larta, bëhet e vështirë për ju të keni një gjumë cilësor.

Edhe nëse nuk keni një kondicioner, ka disa gjëra që mund të bëni për një gjumë të mirë.

Ja 8 truke për ju sot:

Jini të sigurt se ajri qarkullon

Nëse nuk keni kondicioner apo freskuese është akoma më mirë. Në këtë rast duhet të lini gjysmë hapur dritaren tuaj.

Ndërroni më shpesh çarçafët

Ato rekomandohen të jenë ngjyrë të bardhë, sepse ju japin ndjesinë e freskisë gjatë verës.

Përdorni jastëkë më të vegjël

Sa më të vegjël jastëkët, aq më pak mundësi ka për ju juve që të djersisni gjatë natës.

Vishuni në mënyrë të rehatshme

Vishni një palë rroba pambuku, të shkurtra, komode dhe që ju freskojnë. Ka edhe njerëz që u pëlqen të flejnë me të brendshme ose pa rroba, por ky vendim ju përket juve.

Bëjeni shtratin tuaj të ftohtë

Mbani një shishe spray me ujë të ftohtë dhe spërkateni lehtë mbi krevatin tuaj para se të flini. Ky truk është përdorur edhe më herët në Egjiptin e lashtë.

Freskoni pjesë të caktuara të trupit

Para se të shkoni në shtrat, mbajini këmbët në ujë të ftohtë. Kjo ndihmon që pikat e pulsit në këmbët tuaja të qetësohen dhe ulin nxehtësinë e trupit. Nga ana tjetër mund të bëni edhe thjesht një dush para gjumit.

Mbuloni një pjesë të dritareve tuaja

Mos i mbani grilat krejtësisht të hapura. I mbani të ulura deri në atë nivel që bllokojnë rrezet e forta të diellit.

Kujdes me atë çka hani

Në përgjithësi nuk duhet të hani para se të flini dhe vaktet e bollshme duhet t’i ruani për ditën. Ushqimet e ftohta si akullorja apo shalqiri mund t’ju japin një lehtësim të përkohshëm nëse jeni shumë i nxehtë. Por ushqimet pikante janë zgjidhja e vërtetë kundrejt nxehtësisë. Megjithatë çdo organizëm reagon ndryshe ndaj ushqimeve pikante prandaj kini kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat