Çfarë i ndodh trupit nëse çdo ditë i bëni 8 orë gjumë

Shëndetësia

Çfarë i ndodh trupit nëse çdo ditë i bëni 8 orë gjumë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Një studim ka treguar se fjetja për 8 orë çdo natë nuk është në të vërtetë luks, por më shumë është pjesë esenciale e një rutine të shëndetshme.

Mungesa e gjumit mund të ndikojë në shëndetin mendor, fizik dhe emocional

Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm rreth 40% të njerëzve në SHBA bëjnë gjumë të mjaftueshëm.

Por, çfarë i ndodhë trupit nëse filloni t’i jepni prioritet gjumit?

Mësoni gjëra të reja më shpejt

Mungesa e gjumit ndikon në përqendrim dhe në aftësitë për t’i mbajtur në mend gjërat.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ne i përpunojnë informacionet e reja kur flemë.

Do të jeni më të vëmendshëm

Kur pushoni mjaftueshëm rregullisht, përqendrimi, fokusi dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve do t’i keni në nivele optimale. Kështu do të mendoni më qartë dhe të merrni vendime më shpejt.

Do ta kontrolloni peshën më lehtë

Një studim tregon se kur jemi duke fjetur, ne e gjenerojmë një hormon të quajtur ‘leptin’, i cili i tregon trupit se jemi të ngopur dhe nuk kemi nevojë për më shumë ushqim.

Kur nuk pushojmë mjaftueshëm, hormoni del nga balancimi dhe ne kemi nevojë për më shumë ushqim.

Përmirësohet shëndeti i përgjithshëm

Kur bëni mjaftueshëm gjumë, jo vetëm se do t’i reduktoni nivelet e stresit, por edhe do ta parandaloni shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë.

Mungesa e gjumit shpie në të gjitha problemet shëndetësore që ndërlidhen me zemrën.

Lëkura duket më mirë

Lëkura është indikator shumë i mirë i shëndetit tonë të përgjithshëm dhe mirëqenies.

Kur ne flemë, lëkura e riparon vetveten. Prandaj, nëse bëni gjumë mjaftueshëm, ju do të keni lëkurë të shkëlqyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat