A ka ndikim nëse pini kafe në mbrëmje? Mësojeni një herë e mirë - Bota Sot
A ka ndikim nëse pini kafe në mbrëmje? Mësojeni një herë e mirë

Shëndetësia

A ka ndikim nëse pini kafe në mbrëmje? Mësojeni një herë e mirë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 06:15
Ilustrim

Për njerëzit që pinë kafe çdo ditë është e vështirë të besojnë se kafja nëse pihet pasdite ose në darkë krijon problem me gjumin. Shumë të tjerë besojnë se konsumimi i një kafeje në mbrëmje ndikon në cilësinë e gjumit. Por sa e vërtetë është kjo?

Ekspertët thonë se kjo nuk është aspak e vërtetë. Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Floridas u monitoruan një grup i madh personash për plot 6 muaj. Këta persona u kontrolluan sesa kafeinë, alkool dhe nikotinë kishin konsumuar. Më pas u krahasuan rezultatet e konsumimit nga ditarët e gjumit ku u regjistrua kohëzgjatja e gjumit të pjesëmarrësve, cilësia e gjumit dhe se sa shpejt janë zgjuar ata.

Rezultatet e studimit treguan se alkooli dhe nikotina arrijnë të çrregullojnë gjumin, ndërsa kafeina nuk ka asnjë lloj efekti.

Ky studim paraqet një prej ekzaminimeve më të mëdha të shoqatave të përdorimit të alkoolit në mbrëmje: kafeinës, nikotinës dhe rezultate të matura në mënyrë objektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...