Ilaçet kundër Ebola-s tregojnë sukses

Shëndetësia

Ilaçet kundër Ebola-s tregojnë sukses

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Ebola së shpejti mund të jetë një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme pasi testimi i dy ilaçeve tregoi nivele të përmirësuara dukshëm të mbijetesës, thanë shkencëtarët.

Katër ilaçe u testuan tek pacientët në Republikën Demokratike të Kongos, ku ka një shpërthim të madh të virusit.

Më shumë se 90% e personave të infektuar mund të mbijetojnë nëse trajtohen herët me ilaçet më efektive, tregoi studimi.

Ilaçet tani do të përdoren për të trajtuar të gjithë pacientët me sëmundje në Kongo, sipas zyrtarëve shëndetësor.

Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA (NIAID), i cili bashkë-sponsorizoi testimin, tha se rezultatet janë “një lajm shumë i mirë” për luftën kundër Ebola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat