Lamtumirë dhimbje, tampon me mariuanë për të ndaluar krizat gjatë ciklit - Bota Sot
Lamtumirë dhimbje, tampon me mariuanë për të ndaluar krizat gjatë ciklit

Shëndetësia

Lamtumirë dhimbje, tampon me mariuanë për të ndaluar krizat gjatë ciklit

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:52
Ilustrim

Tashmë dhimbjet gjatë ciklit menstrual do të jenë më të lehta për tu përballuar me produktin e ri, tampon me kanabis.

Kompania që prodhon produkte femërore revolucionare, ka shpjeguar se tamponët  me kanabis mund të ndihmojnë kundër dhimbjeve menstruale.

Kjo, për shkak të përbërësve që ka bima e kanabis, e njohur si THC e CBD. Për më tepër, tamponi vendoset pranë pikës ku nis dhimbja dhe kjo mund të ulë me lehtësi dhimbjet e barkut.

Pjesa më e madhe e grave që kanë provuar tamponët ka konfirmuar se kanë patur lehtësim të simptomave menstruale brenda 15-30 minutave.

Marijuana ka një histori të gjatë kulturore si ilaç për lehtësimin e simptomave. Ndaj, në shumë vende ku marijuana është e ligjshme, prodhuesit ia kanë shtuar produkteve të tyre. Natyrisht, këto produkte kanë një çmim më të lartë.

Edhe pse nuk janë të disponueshme për ne, është e mundur të gjenden në Kolorado dhe Kaliforni dhe çmimi për 4 tamponë është afërsisht 39 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...