2 ilaçet më të mira shtëpiake kundër rënies së flokëve

Shëndetësia

2 ilaçet më të mira shtëpiake kundër rënies së flokëve

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:54
Ilustrim

Edhe ju po ankoheni këtë periudhë për rënien e flokëve me shumicë?

Atëherë jeni në artikullin e duhur.

Neps ju tregon më poshtë dy alternativa vërtet të mira kundrejt këtij fenomeni. Përbërësit gjenden kollaj dhe kanë një kosto të ulët.

Alternativa numër 1

Merrni dy bustina të çajit jeshil dhe i lini për disa minuta në një enë me ujë të nxehtë.

I hiqni mënjanë dhe e lini lëngun të ftohet.

Aplikojeni lëngun tek skalpi i kokës dhe masazhojeni butësisht.

E lini përreth 1 orë dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

Pse funksionon?

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë i cili ndihmon në rritjen e flokëve dhe i forcon ato, duke parandaluar kështu rënien.

Alternativa numër 2

Në një tas bashkoni dy lugë gjelle kos dhe 2 lugë gjelle mjaltë.

Aplikojeni këtë maskë në skalpin dhe flokët tuaj.

E lini të veprojë përreth 1 orë dhe më pas i lani flokët si zakonisht me shampo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat