Nëntë detyra psikologjike për një martesë më të mirë - Bota Sot
Nëntë detyra psikologjike për një martesë më të mirë

Shëndetësia

Nëntë detyra psikologjike për një martesë më të mirë

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 22:07
Ilustrim

Martesa nuk është një detyrë e lehtë e cila zgjatë sot për nesër. Sic thotë një thënje e vjetër, “një grua e lumtur, një jetë e lumtur”, mirëpo nuk mbaron me kaq. Një grua e lumtur do të thotë edhe një jetë më e shëndetshme.

Raporti martesor ndikon edhe në shëndetin e partnerëve, ngase një lidhje e stresuar sjell një sërë problemesh shëndetësore.

Psikologët kanë treguar disa “detyra” psikologjike mbi atë që e bën një martesë të funksionojë mirë:

Ndahuni emocionalisht nga familja në të cilën jeni rritur; jo deri në pikën e shfarosjes, por mjaftueshëm sa që identiteti juaj të jetë i ndarë nga ai i prindërve dhe motrave tuaj. 

Ndërtoni bashkësi bazuar në një intimitet dhe identitet të përbashkët, ndërsa në të njëjtën kohë vendosni kufij për të mbrojtur autonominë e secilit partner.

Mbani një marrëdhënie seksuale të pasur e të qëndrueshme dhe mbrojeni atë nga ndërhyrjet e punës dhe detyrimet familjare.

Për çifte me fëmijë, kryeni sic duhet detyrat prindërore duke mos lejuar që të shpenzoni shumë kohë larg tyre.

Mësoni të vazhdoni punën për mbrojtjen e intimitetit me bashkëshortin tuaj si çift. Përballuni dhe zotëroni krizat e pashmangshme të jetës.

 Ruani forcën e lidhjes martesore përballë fatkeqësive. Martesa duhet të jetë një strehë e sigurt në të cilën partnerët janë në gjendje të shprehin dallimet, zemërimin dhe konfliktin e tyre.

Përdorni humor dhe të qeshura për t’i mbajtur gjërat në perspektivë dhe për të shmangur mërzitjen dhe izolimin.

 Përkrahni dhe ngushëlloni njëri-tjetrin, duke kënaqur nevojat e secilit partner dhe duke ofruar inkurajim dhe mbështetje të vazhdueshme.

Mbani gjallë imazhet e hershme romantike, të idealizuara të rënies në dashuri, ndërsa përballeni me realitetet e kthjellta të ndryshimeve të bëra nga koha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...