Nëse navigoni në internet çdo natë para se të flini, ka diçka që duhet ta dini për kilogramët e tepërt - Bota Sot
Nëse navigoni në internet çdo natë para se të flini, ka diçka që duhet ta dini për kilogramët e tepërt

Shëndetësia

Nëse navigoni në internet çdo natë para se të flini, ka diçka që duhet ta dini për kilogramët e tepërt

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 20:27
Ilustrim

Nëse jeni edhe ju në grupin e njerëzve që nuk i zë gjumi nëse nuk bëjnë një shëtitje të fundit në internet, atëherë duhet të ndalni një moment.

Sipas rezultateve të një studimi të kryer së fundi në Britani, përdorimi i pajisjeve elektronike si celulari, tableti apo kompjuteri para gjumit, kanë efekte negative dhe mund të bëhen shkak i shumë sëmundjeve, duke filluar që nga obeziteti e deri tek to më të rëndat kardiovaskulare.

Një studim i ri nga Brigham dhe spitali i grave të Bostonit, ka nxjerrë në dritë detaje të reja shqetësuese rreth efekteve të rënda të përdorimit të pajisjeve elektronike, sidomos para gjumit. “E dimë nga studimet e mëparshme se drita e ekranit gjatë natës ul nivelin e melatoninës. Studimi tregon rezultatet e krahasuara të leximit të librit apo celularit para gjumit”,- është shprehur doktoresha Anne Marie Chang, një nga bashkutoret e studimit.

Nëse nuk dëshironi të ndjeni lodhje gjatë gjithë ditës, atëherë bëni mirë të lexoni disa faqe të një libri para se të flini dhe jo të navigoni në internet. Kjo është këshillë e hershme e mjekëve, e cila është akoam e vlefshme për të ruajtur një stil jete të shëndetshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...