Kallot në këmbë: recetat që i eliminojnë ato brenda pak orëve

Shëndetësia

Kallot në këmbë: recetat që i eliminojnë ato brenda pak orëve

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:37
Ilustrim

Kallot në këmbë janë një nga problemet më të zakonshme estetike, dhe konsistojnë në shfaqjen e një shtrese të trashë të lëkurës së fortë. Sidoqoftë, pak e dinë se kalloja formohet vetëm për të na mbrojtur.

Është në fakt një reagim i trupit ndaj fërkimit të lëkurës me sipërfaqe të forta, të tilla si këpucë ose mjete pune. Trupi e di se epiderma mund të dëmtohet, prandaj zona ku bëhet fërkimi bëhet më e trashë.

Më poshtë kemi listuar disa receta natyrale për të eliminuar shpejtë kallon në këmbë dhe pa përdorur produkte industriale.

Lëng hudhre. Hudhra ka veti anti-inflamatore, shëruese dhe antiseptike. Shtrydhni një thelbi hudhër dhe përziejeni me një lugë gjelle vaj ulliri. Masën e përftuar aplikojeni në kallo, mbulojeni me një fashë dhe lëreni të veprojë gjithë natën.

Presh dhe uthull. I pasur me vitaminë C, preshi është i shkëlqyeshëm për lëkurën, ndërsa uthulla ka veti dezinfektuese. Vendosni një copë presh për 24 orë në një gotë me uthull të bardhë. Aplikoni lëngun e përftuar në kallo dhe lëreni për disa minuta, pastaj përdorni një gur smeril për të hequr kallon.

Kamomil. Ka veti anti-inflamatore, ideale për trajtimin e kallove. Lyeni  një top pambuku me lëngun e kamomilit, aplikojeni direkt në kallo dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Përsëriteni këtë gjë disa herë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat