E diela e fundit e gushtit, çfarë duhet të dish për t'ia nisur nga e para

Shëndetësia

E diela e fundit e gushtit, çfarë duhet të dish për t'ia nisur nga e para

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 06:38
Ilustrim

E diela e fundit e gushtit është, në fakt, e diela e fundit e verës... është si një natë që të çon të mendosh se shumë shpejt gjërat do të marrin tjetër formë. Është e diela që të kujton se pushimet mbaruan, se shkolla do të fillojë shumë shpejt dhe se në një kohë shumë të shkurtër, moti do të freskohet dhe, më në fund, nuk do të vuajmë nga vapa.

Ok, ndërsa gushti vjen në fund të tij mund të na kujtojë shumë gjëra, megjithatë kjo kohë është ndoshta një fazë reflektimi, e cila na bën të kthehemi tek e përditshmja.

Ajo periudha blu, që në faza të caktuara, u ndodh të gjithëve, këtë fundmuaji është më e shpeshtë për një pjesë të mirë prej jush që kanë përfunduar pushimet. Megjithatë, për ta lënë pas "summer blues" është mënyra më e mirë të përpiqesh që të gjitha gjërat e bukura që të kanë ndodhur gjatë kësaj faze t'i kthesh në energji të mirë për sezonin e vjeshtës.

Mbi të gjitha, sepse vjeshta është një prej stinëve më të bukura të vitit dhe absolutisht një prej kohëve më të mira. Gjethet ndryshojnë ngjyrë dhe majat e maleve bëhen të mahnitshme me të verdhën e mrekullueshme, të kuqërremtën dhe portokallinë e gjetheve. Është shumë frymëzuese...

Po aq sa edhe t'i kthehesh rutinës. Po si ta bësh këtë më të thjeshtë?

Këtë fazë e njeh edhe shkenca dhe njihet si një periudhë në të cilën stresi është i pranishëm (faji është i Marsit). Megjithatë, ka mënyra për t'u rikthyer. Sepse tani:

- është koha e frutave

- është freskët dhe mund të flemë si qengj pa pasur as vapë, as ftohtë

- natyra është e mrekullueshme

- fillon sezoni televiziv dhe do shohim programet e preferuara

- fillon sezoni i ri sportiv

- fillon shkolla

- ndryshon gardëroba

Dhe, mos harro!

Kujtoji vetes në ditë si kjo se nuk ka kohë për të parë prapa, nuk ka kohë për t'iu kthyer së kaluarës. Sepse nëse të merr malli, ai nuk të lë kohë të shijosh të tashmen. Askush nuk mund të kthehet pas, nuk mundet ta bëjë. Prandaj kini besim se më e mira është rrugës, nuk ka ardhur ende.

Dhe urojini vetes "Mirë se vjen në sezonin tjetër! Do të jetë i mrekullueshëm!"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat