Shkencëtarët drejt çrrënjosjes së malaries

Shëndetësia

Shkencëtarët drejt çrrënjosjes së malaries

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 11:56
Ilustrim

Bota mund të jetë e lirë nga malaria – një nga sëmundjet më të vjetra dhe më vdekjeprurëse që ka prekur njerëzimin – brenda një brezi, thotë një raport i madh i publikuar së fundmi.

Çdo vit ka ende më shumë se 200 milionë raste të sëmundjes, e cila më së shumti vret fëmijë e vegjël.

Raporti thotë se zhdukja e malaries nuk është më një ëndërr e largët, por fshirja e parazitit do të ketë nevojë për një financim vjetor prej dy miliardë dollarësh.

Ekspertët thonë se zhdukja është një “qëllim i përmasave epike”.

Çfarë është malaria?

Malarja është një sëmundje e shkaktuar nga parazitët Plasmodium.

Këto përhapen nga një person në tjetrin nga kafshimi i mushkonjave femra në kërkim të një vakti gjaku.

Pasi infektohen, njerëzit sëmuren me ethe të forta dhe të dridhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat