Këto baktere janë duke u bërë rezistente ndaj antibiotikëve

Shëndetësia

Këto baktere janë duke u bërë rezistente ndaj antibiotikëve

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Doktorët me anë të eksperimenteve të bëra së fundmi, kanë vërejtur se disa lloje të rrezikshme të baktereve janë duke zhvilluar mekanizma të rinj specifikë për t’u bërë rezistues ndaj antibiotikëve, Sipas ekspertëve, ky zhvillim i baktereve mund të rezultojë në një situatë ku trajtimi i infeksioneve do të bëhet i pamundur, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Shkencëtarët ne Britaninë e Madhe gjatë studimit të mostrave nga pacientë të infektuar, kanë identifikuar 19 mekanizma të rinj që bakteret kanë zhvilluar për t’u bërë rezitente ndaj antibiotikëve.

Këto ndryshim të baktereve janë të iniciuara nga faktorët gjenetikë dhe janë të afta t’u rezistojnë edhe antibiotikëve më të fortë duke përfshirë këtu carbapenems dhe antibiotikun colistin.

“Bakteret janë në një proces evolucioni dhe janë duke zhvilluar mënyra të reja të rezistencës ndaj shumë llojeve të antibiotikëve”, tha Sharon Peacock, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Britaninë e Madhe.

“Pavarësisht zbulimit të shumë vaksinave dhe antibiotikëve të rinj, kjo rezistencë e baktereve ndaj antibiotikëve mund të sjellë një situatë pandemike në të gjithë botën”, shtoi ai.

Shkencëtarët duhet të mobilizohen për gjetjen e metodave dhe trajtimeve të reja ndaj këtyre baktereve rezistente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat