Zbuloni çfarë tregon ngjyra e periodave për shëndetin tuaj

Shëndetësia

Zbuloni çfarë tregon ngjyra e periodave për shëndetin tuaj

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 21:58
Ilustrim

Një vëzhgim i kujdesshëm i ngjyrës së menstruacioneve nuk është një ritual apo një veprim që e bën çdo grua! Por, pa modesti dhe me shumë vendosmëri ju themi që nga sot këtë gjë duhet ta bëni patjetër. Sepse përmes ngjyrës së periodave tuaja, ju gra mund të mësoni shumëçka rreth shëndetin tuaj! Gjaku menstrual ju jep indikacione të dobishme rreth shëndetin tuaj dhe nëse kërcënoheni realisht nga diçka serioze! Këto janë shenjat e para...

E kuqe e lehtë ose rozë

Ju jeni ndoshta në fillim të ciklit. Nëse nuk jeni ose keni këtë lloj rrjedhje gjatë muajit, duhet të kontaktoni mjekun tuaj dhe të kontrolloni që nuk ka arsye të veçanta për këto humbje, të tilla si një infeksion, sekrecione mukozale ose ndryshime të rëndësishme hormonale që duhet të vlerësohen. Në të kundërt është normale që një fenomen i tillë të ndodh gjatë muajit të parë të marrjes së pilulës kontraceptive.

E kuqe e ndritshme

Nëse ngjyra e menstruacioneve është e kuqe e ndritshme mund të jetë normale, por nëse cikli zgjat më shumë se zakonisht kjo mund të jetë një shenjë e pranisë së një niveli të çuditërisht të lartë të estrogjenit që duhet të hulumtoni ose ju po ndiqni një dietë të pabalancuar në vlera ushqimore ose një tjetër shkak i mundshëm është tejkalimi i masës së alkoolit. Cilado të jetë arsyeja është e dukshme që ka diçka që nuk shkon! 

E kuqe e errët

Ngjyra e menstruacioneve e kuqe  e errët është tipike për fazën qendrore të ciklit ose të cikleve të bollshme dhe të gjata, por gjithashtu mund të jetë treguesi i një fibrome ose një niveli të pazakontë të estrogjenit.

E kuqe në portokalli

Mund të jetë ngjyra e menstruacioneve të përzier me urinë, por gjithashtu mund të sinjalizojë një infeksion  të mundshëm, sidomos nëse ka prani të aromës së fortë dhe të rëndë.

Kafe e errët

Realisht kjo në të vërtetë është një ngjyrë shumë normale për gjakun menstrual që qarkullon për një kohë, kështu që një fenomen i tillë ndodh në fazën përfundimtare të ciklit. Nëse në vend të kësaj e vëzhgoni këtë gjë në ditën e parë të menstruacioneve, do të ishte e përshtatshme të flisni me mjekun tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat