Shkencëtarët: Njerëzit e shkurtër kanë më shumë shanse të kenë sëmundjen e diabetit

Shëndetësia

Shkencëtarët: Njerëzit e shkurtër kanë më shumë shanse të kenë sëmundjen e diabetit

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Njerëzit e shkurtër janë në një rrezik më të lartë për të fituar sëmundjen e diabetit.

Simptomat e tipit të dytë të diabetit përfshijnë dehidrim dhe infeksione të shpeshta. Pacientët përpiqen ta rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe mund të pësojnë ndryshime në disponim, probleme me gjumë shikim të paqartë dhe probleme me shtypje të gjakut.

Shumë studime kanë analizuar tipin e dytë të diabetit, dhe një studim i ri ka gjetur se rreziku i diabetit të tipit të dytë ishte 41% më i vogël për burrat dhe 33% më i ulët për gratë, për çdo 10 centimetër ndryshim në gjatësi, raporton “Daily Star”.

Hulumtuesit e këtij studimi thanë: “Në gjetëm një lidhje midis gjatësisë dhe rrezikut të tipit të dytë të diabetit tek burrat dhe gratë, e cila ishte e lidhur kryesisht me gjatësinë e këmbëve tek burrat”, që nënkupton që personat me gjatësi më të madhe kanë rrezik më të vogël të përfitojnë tipin e dytë të diabetit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat