Të mirat që i sjell brokoli shëndetit mendor - Bota Sot
Të mirat që i sjell brokoli shëndetit mendor

Shëndetësia

Të mirat që i sjell brokoli shëndetit mendor

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 14:21
Ilustrim

Disa nga ushqyesit dhe përbërësit bioaktivë në brokoli mund të ngadalësojnë dobësimin e mendjes, të ndihmojnë funksionimin e shëndetshëm të trurit dhe indit nervor.

Një studim me 960 të moshuar zbuloi se një racion në ditë me perime jeshile të tilla si brokoli, mund të ndihmojnë në rezistencën e dobësimit të mendjes që vjen me plakjen. Për më tepër, një studim i kafshëve tregoi se minjtë e trajtuar me kaempferol, një përbërës që gjendet tek brokoli, kishin ulur incidencën e dëmtimit të trurit dhe kishin ulur inflamacionin e indeve nervore pas një goditje.

Sulforaphane është një tjetër përbërës i fuqishëm bioaktiv i pranishëm tek brokoli me potencialin për të ndihmuar funksionin e trurit në rast se ai mund të mbetet me sasi të vogël oksigjeni. Në disa studime, minjtë e trajtuar me sulforafanë treguan rimëkëmbje të konsiderueshme të indeve të trurit dhe kishin të ulur inflamacionin nervor pas dëmtimit të trurit ose ekspozimit toksik.

Shumica e studimeve aktuale që vlerësojnë efektin e komponimeve bioaktive që gjenden tek brokoli në shëndetin e trurit, janë të kufizuara në studimet e kafshëve. Më shumë kërkime janë të nevojshme për të përcaktuar se si këto komponime luajnë rol në funksionin neurologjik të njerëzve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...