Sa më pak “të dilni jashtë” aq më të rrezikuar jeni nga ky lloj kanceri

Shëndetësia

Sa më pak “të dilni jashtë” aq më të rrezikuar jeni nga ky lloj kanceri

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Sipas një studimi tëfundit, përhapja e kancerit të zorrës së trashë është duke vazhduar dhe shkencëtarët kanë treguar për shkakun kryesor të kësaj sëmundjeje. Sipas tyre sa më rrallë që dilni jashtë aq më shumë rritet rreziku të prekeni nga ky lloj kanceri.

Kapsllëku apo konstipacioni i zorrëve është një problem shumë i shpeshtë. Kjo si shkak i konsumimit të ushqimeve të thata, pijeve me sheqer dhe ushqimeve të tjera të dëmshme për zorrë. Jashtqitja e ngurtë shkakton probleme të tjera shëndetësore duke përfshirë hernitë, varicet, hemoroidet dhe fisurat anale.

Kapsllëku sipas ekspertëve shkaktohet edhe nga mungesa e fibrave në dietë, mungesë e vitaminave dhe lëngjeve të nevojshme.

Në bazë të studimeve, është vërejtur se njerëzit, të cilët ishin vegjetarianë dilnin jashtë rregullisht, në krahasim me njerëzit që konsumojnë edhe produkte të tjera, që kishin probleme të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat