Si e konsumoni kafen me apo pa qumësht? Zbuloni më të mirën për shëndetin

Shëndetësia

Si e konsumoni kafen me apo pa qumësht? Zbuloni më të mirën për shëndetin

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:04
Ilustrim

Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafja e mëngjesit. Disa e pijnë kafenë me qumësht e me shumë sheqer, disa zgjedhin ta pinë shqeto, të zezë e pa shtesa të tjera.

Por ka disa që e pinë kafenë shqeto, të tjerë me qumësht. Një pyetje lind natyrshëm, si është më mirë ta pimë kafen, me apo pa qumësht?

Kaloritë dhe yndyrat- Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.

Kafeina- Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.

Aciditeti- Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.

Intoleranca- Nëse ju jeni të prekur nga intoleranca ndaj laktozës, atëherë opsioni më i shëndetshëm për ju është kafeja shqeto.

Makiato, është një nga kafetë më të preferuara për shqiptarët pas kafesë turke. Shqiptarët janë një popull që sipas The Economist, e do kafenë më shumë se çajin dhe shpenzon shumë kohë nëpër kafene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat