Pesë hapa të thjeshtë si të “pastroni” mushkëritë për pak ditë

Shëndetësia

Pesë hapa të thjeshtë si të “pastroni” mushkëritë për pak ditë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:19
Ilustrim

Lërini mushkëritë të bëjnë “pushim” për tri ditë nga tymi i duhanit apo nga të gjithë faktorët e tjerë të mundshëm që i dëmtojnë ato! Ndiqni disa hapa të lehtë për t’i pastruar sa më mirë dhe më shpejt…

Para së gjithash shmangni çdo lloj ushqimi me origjinë shtazore përpara se të filloni pastrimin për të paktën dy ditë. Produktet me origjinë shtazore mund të ndërhyjnë në procesin e detoksifikimit, duke qenë se ato asimilohen nga trupi shumë ngadalë.

Trupi ka nevojë të lirohet nga toksinat e krijuara edhe nga ushqimet me origjinë shtazore shumë më përpara se të fillojë të pastrojë mushkëritë.

1.Shtrydhni dy limona dhe shtojeni lëngun e tyre në 300 ml ujë. Këtë përzierje duhet ta pini para ngrënies së mëngjesit. Kjo do t’ju ndihmojë të tresni ushqimet për të rigjeneruar mushkëritë.

2.Pini 300 ml lëng qitroje pasdite. Nëse nuk ju pëlqen era e lëngut, mund ta holloni atë në një shishe me ujë ose zëvendësojeni me lëng ananasi. Këto lëngje përmbajnë antioksidantë natyralë që mund t’ju ndihmojnë për një sistem të shëndetshëm të frymëmarrjes.

3.Pini 300 ml lëng të pastër karote midis mëngjesit dhe drekës.

4.Pini 400 ml lëng boronice përpara se të shkoni për të fjetur. Kjo ndihmon për të luftuar bakteret, të cilat gjenden në mushkëri dhe mund të shkaktojnë infeksione. Boronica është një antioksidant i fuqishëm.

5.Kurojeni trupin tuaj dhe bëni ushtrime fizike.

– Ka gjithashtu tri shtylla themelore: mos pini duhan; mos pini kafe; këshillohuni te mjeku juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat