4 simptoma të frikshme, por që në të vërtetë janë të padëmshme

Shëndetësia

4 simptoma të frikshme, por që në të vërtetë janë të padëmshme

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:37
Ilustrim

Çarja e kapilarëve të syve– Çarja e kapilarëve të syve, nuk do të thotë se do të verboheni. Nëse nuk ndodh shpesh, kjo do të thotë se nuk ka arsye për tu shqetësuar. Zakonisht ndodh kur e teprojmë me zakonin tonë të të fërkuarit të syve. Shkaqe të tjera mund të jenë teshtitja e fortë dhe lodhja e syve. Gjëja më e mirë që mund të bëni në këtë rast është që të çlodheni sa më shumë.

Të harruarit e gjërave– Nëse iu ndodh që të harroni gjërat, kjo nuk do të thotë se vuani nga ndonjë sëmundje neurologjike. Shpesh mungesa e kujtesës është e zakontë tek shumë njerëz dhe kjo mund të vijë për shkak të stresit, nxitimit dhe lodhjes.

Dhimbje në kraharor– Kur ndiejmë një dhimbje të tillë, gjëja e parë që na vjen ndërmend është infarkti. Por nuk është kështu! Shkaqet mund të jenë të lidhura me organe të tjera, si djegia në stomak,. stresi, ankthi apo sforcimet fizike. Megjithatë nëse dhimbja nuk ndalon, bëni mirë të konsultoheni me mjekun.

Ndjesi shumë i shpeshtë të ftohti– Të ndjerit shumë shpesh ftohtë, është sinjal i plakjes. Me kalimin e viteve, humbim masë trupore duke pasur më pak muskuj dhe për pasojë më pak izolim.

Për shkak se termostati i brendshëm ndryshon, vuajmë më shumë nga i ftohti. Nuk ka asgjë të pazakontë lidhur me këtë gjë, por kujdes, nëse ky ndryshim është i papritur dhe ndjeni shumë ftohtë më kot, duhet të kontrolloni sa më parë tiroiden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat