Pas lindjes së parë çezariane, e dyta nuk duhet natyrale

Shëndetësia

Pas lindjes së parë çezariane, e dyta nuk duhet natyrale

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 20:05
Ilustrim

Lindjet me operacion çezarian mund të jenë metoda më e sigurt e lindjes për gratë që kanë lindur një herë me çezarian.

Të provosh herën e dytë lindjen natyrale, pasi herën e parë ka qenë çezariane, ka rezultuar me ndërlikime për shumë nëna.

Ky rezultat erdhi pas studimit të më shumë se 74 mijë lindjeve në Skoci.

Lindjet çezariane kryhen ose në raste urgjence, kur një ndërhyrje është e domosdoshme, ose me dëshirën e nënës, e cila mund të dojë të shmangë lindjen natyrale e të caktojë vetë datën e lindjes.

Për sa i përket pyetjes se cila është më e rrezikshme, të dyja metodat kanë rreziqet e veta pothuajse njësoj. Rreth 25 për qind e grave që shkojnë për lindje natyrale, përfundojnë me çezariane gjithsesi, për shkak të ndërlikimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat