Mos e anashkaloni rënien e qerpikëve, pasi mund të lidhet me këto probleme shëndetësore

Shëndetësia

Mos e anashkaloni rënien e qerpikëve, pasi mund të lidhet me këto probleme shëndetësore

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 20:30
Ilustrim

Rënia e qerpikëve është diçka e pakëndshme për këdo. Madje, mund të themi që është edhe më shqetësuese se rënia e flokëve. Të gjithëve mund ta na ketë ndodhur të jemi shqetësuar për këtë gjë, por ka raste kur ky është një problem më shumë se vetëm estetik. Rënia e qerpikëve mund të paralajmërojë probleme shëndetësore, të cilat as nuk i kishit menduar.

Disa prej problemeve që lidhen me rënien e qerpikëve janë:

Alopecia. Rënia e qerpikëve mund të vijë nga alopecia ose një sëmundje tjetër autoimune. Kjo gjendje pengon rritjen e flokëve në trupin, kokën ose fytyrën tuaj. Mjekët besojnë se kjo sëmundje bën që trupi të sulmojë folikulat e qimeve.

Sëmundjet kronike inflamatore. Të ngjashme me alopecinë, sëmundjet kronike inflamatore janë rastet kur trupi “sulmon” veten.

Problemet me tiroiden. Tiroidja kontrollon prodhimin e hormoneve të trupit, por ndonjëherë niveli më i lartë apo i ulët i tyre shkakton jo pak probleme. Si hipotiroidizmi ashtu edhe hipertiroidizmi mund ta shkaktojnë këtë problem.

Inflamacioni i gjëndrës së lotit. Bllokimi i gjëndrave të lotit çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve duke bërë që këto të fundit të bien. Në rastin e parë që vini re skuqje ose lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera.

Zakonet e këqija të bukurisë. Kur pastroni grimin nga sytë mos ushtroni forcë, sepse kjo gjë dëmton rrënjët e qerpikëve duke nxitur rënien e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat