Edhe konsumimi i pakët ose mesatar i alkoolit rrit rrezikun e paralizës

Shëndetësia

Edhe konsumimi i pakët ose mesatar i alkoolit rrit rrezikun e paralizës

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 23:00
Ilustrim

Një hulumtim i bërë në Kinë zbulon se madje edhe konsumimi i pakët ose mesatar i alkoolit rrit rrezikun e tensionit të lartë dhe paralizës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin e realizuar nga shkencëtarët nga Kina dhe Britania janë shqyrtuar të dhënat shëndetësore të 500 mijë kinezëve gjatë 10 viteve si stërvitje dhe sasia e alkoolit të konsumuar.

Si rezultat i hulumtimit, është zbuluar se konsumimi i një ose dy gota alkooli në ditë rrit rrezikun e paralizës për 10-15 për qind, ndërsa katër gota në ditë rrit rrezikun 35 për qind.

Prof. Dr. Richard Peto, nga Universiteti i Oxford, theksoi se pohimet rreth asaj se vera ose birra kanë disa efekte mbrojtëse tani shkencërisht janë të pavlefshme.

Ndërsa Dr. Stephen Burgess, nga Universiteti Cambridge, tha se tashmë është e njohur se konsumimi i gjatë dhe me sasi të mëdha të alkoolit është i dëmshëm për shëndetin.

Ekspertët theksuan nevojën e kufizimit të konsumimit të alkoolit.

Zbulimet rreth hulumtimit janë publikuar në revistën “The Lancet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat