Sindroma e djegies mund të jetë e rrezikshme: Ja ku duhet të ngadalësoni me punën

Shëndetësia

Sindroma e djegies mund të jetë e rrezikshme: Ja ku duhet të ngadalësoni me punën

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

"Burnout" ose sindroma e djegies në vendin e punës është një gjendje me të cilën po përballen gjithnjë e më shumë njerëz në botën moderne.

Organizata Botërore e Shëndetit e përcakton këtë sindromë si "trajtim të keq të stresit kronik në vendin e punës".

"Një gjendje e rraskapitjes së plotë fizike, psikologjike dhe emocionale të shkaktuar nga stresi i tepruar në punë", përshkruhet ‘burnout’ nga ekspertë të tjerë.

Ajo që është më e rëndësishmja është të njohësh me kohë nëse je në rrugën e djegies dhe po përpiqesh ta parandalosh.

Kristina Malasch, profesoreshë në Berkeley, fitoi pseudonimin "nëna e djegur" pasi ishte e para që prezantoi termin në akademi dhe gjatë karrierës së saj hulumtoi sindromën.

Ajo thotë se ka gjithsej gjashtë faktorë në vendin e punës që tregojnë mundësinë e djegies së punëtorëve.

Shumë punë

Humbja e kontrollit

Nuk ju shpërblejnë për punën tuaj të palodhur

Nuk jeni pjesë e një komuniteti të suksesshëm që përpiqet për diçka

Nuk ju trajtojnë në mënyrë të drejtë

Ju duhet të bëni gjëra me të cilat nuk jeni dakord, domethënë nuk i ndani të njëjtat vlera me kompaninë

Nëse një shef ose kompani ju kërkon të bëni diçka që nuk është në përputhje me vlerat tuaja, ka të ngjarë të zhvilloni një qëndrim cinik ndaj biznesit. Pyete veten nëse je krenar për kompaninë tënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat