Simptoma e parë e kancerit të gjirit, nuk e keni ditur deri më sot

Shëndetësia

Simptoma e parë e kancerit të gjirit, nuk e keni ditur deri më sot

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 23:19
Ilustrim

Vit pas viti regjistrohen shumë raste të grave që preken nga kanceri i gjirit. Një kujdes më i veçantë mund ta parandalojë prekjen nga kjo sëmundje që ka marrë jo pak jetë njerëzish.

Një grua që ka mbijetuar nga kanceri, Claire Uarner, publikoi një foto në rrjetet sociale e cila u bë virale.

“Kjo është një foto e gjirit tim të djathtë”, shkruan gruaja nga Shtetet e Bashkuara. “Një gropëz e vogël në të djathtë të tij është një simptomë e rrallë dhe pak e njohur e kancerit të gjirit. E pikasa atë falë një postimi tjetër të shpërndarë nga një mikeshë e imja”.

Pra, sa më parë të konsultoheni me mjekun, do të parandaloni rreziqet fatale të sëmundjes.

Falë atij postimi, ajo arriti të zbulojë kancerin në fazë shumë të hershme, iu nënshtrua operacionit, kimioterapisë, terapisë me rreze dhe ka shumë shpresa për shërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat