Diabeti i tipit 2: Shtoni këtë erëz në ushqim dhe ulni sheqerin në gjak në mënyrë natyrore

Shëndetësia

Diabeti i tipit 2: Shtoni këtë erëz në ushqim dhe ulni sheqerin në gjak në mënyrë natyrore

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Diabeti i tipit 2 në të vërtetë është gjendje afatgjatë mjekësore, e cila mund të ndikojë në mënyrë drastike në cilësinë e jetës

Fatmirësisht, ndryshimet e vogla mund të lehtësojnë kontrollimin e sheqerit në gjak, ndërkaq një erëz posaçërisht është e dobishme.

Diabeti i tipit të këtillë do të thotë që pankreasi nuk mund të prodhojë mjaft insulinë dhe të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak. Nëse gjendja nuk vihet nën kontroll, rrezikohemi nga sëmundje të rrezikshme të zemrës.

Mirëpo, përshtatja e ushqimit është shumë e rëndësishme. Njëra ndër erëzat e cila ndihmon dukshëm është kanella.

Fjala është për erëzën natyrale e cila përdoret në zierje dhe pjekje të ushqimeve, ndërsa e gjitha ka të bëjë me kontrollin e diabetit.

Studimet kanë treguar që kanella mund të përmirësojë nivelin e glukozës dhe të shtojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Rezultatet e studimit klinik të publikuara në revistën Diabetes Care kanë treguar që kanella vepron në glukozë dhe kolesterinë te personat të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe zvogëlojnë rrezikun nga komplikimet e zemrës.

Marrja ditore e një, tre apo gjashtë gramëve është treguar që zvogëlon kolesterinën “e keqe” pas 40 ditëve të konsumimit, ndërkaq pikërisht kolesterina është përgjegjëse për sëmundjet e sistemit kardiovaskular.

Sipas Diabetes.co.uk, kanella mund:

– të ndalë ngjizjen e gjakut
– të lehtësojë dhembjet te personat të cilët vuajnë nga artriti
– të forcojë imunitetin
– të pengojë konstipacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat