Intermittent Fasting 101, mënyra më e mirë për ta aplikuar në rutinën tuaj

Shëndetësia

Intermittent Fasting 101, mënyra më e mirë për ta aplikuar në rutinën tuaj

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 18:16
Ilustrim

Heeeeyyy !! Mirëseerdhët sërisht në Loyalthy. Jam shumë e lumtur që u riktheva në këtë rubrikë që adhuroj dhe uroj që dhe ju po ashtu. Nëse je i ri këtu dhe ky është artikulli i parë Loyalthy për ty, ja ku po bëj një mini prezantim:

Jam Adela, një entuziaste e fitnessit, jetës së shëndetshme dhe çdo gjë që vjen me të. Përgjatë vitit të kaluar, çdo të premte kam ndarë në Loyalthy x Revista Class shuuumë eksperienca e këshilla për shumë nga këto tema. S’mund të gënjej që e kam adhuruar këtë gjë, e sidomos mbas mesazheve falënderuese, ndihesha se Loyalthy ka bërë gjënë e duhur. Por, të gjithë kemi nevojë për pak pushim dhe ja ku është rikthimi!

Çfarë është Intermittent Fasting?

Ky artikull është për “dietën” e famshme: Intermittent Fasting. E vura në thonjëza pasi do e quaja më mirë lifestyle. Dhe unë nuk do ju këshilloja kurrë dieta temporare ku çdo gjë që do bëni  do jetë të vuani për pak ditë\javë dhe të rifitoni gjithçka humbët menjëherë më vonë. Trupi ynë nuk është një lojë me nivele të shpejta dhe kurrë s’do jetë i tillë. Ama, Intermittent Fasting është një eksperiencë që do mund t’ju çojë shëndetshëm drejt qëllimeve tuaja dhe njëkohësisht do e bëj trupin të funksionojë më mirë dhe do të përforcojë metabolizmin.

E thënë kështu, Fasting është diçka e shëndetshme për trupin tonë. Fasting do të thotë të mos konsumosh ushqim (siç argjërojmë) për disa orë në ditë në mënyrë strikte, kryesisht orët e mbrëmjes deri në mëngjes ose paradite.  Disa prej nesh bëjnë Intermittent Fasting pa vetëdije, në bazë të rutinës të tyre të përditshme. Ja pra prova pse kjo nuk është  thjesht një dietë, por një stil jetese, mbase dhe periodik dhe shumë i lehtë për t’u ndjekur.

Nga eksperienca ime:

Prej më shumë se një viti, rutina ime ka ndryshuar për mirë kur me vetëdije dhe planifikim, kam future IF. Nuk ka qënë asgjë shumë ndryshe normales sime në fakt. Thjesht një arsye më shumë për të mos ngrënë shumë vonë në darkë dhe pak më shumë durim për vaktin e mëngjesit. Por pasi kalon javën e parë, as nuk e vë re më,  mësohesh. Dhe për të mos harruar faktin sa shumë po e ndihmon metabolizmin me më shumë kohë për trejten e qetësi. Personalisht kam përdorur dhe ndihmën e një aplikacioni që më rikujton sa orë jam duke bërë fasting.

Pse IF është e “shëndetshme”?

Është e vërtetuar shkencërisht se IF ka shumë benefite fantastike për trupin dhe mendjen.  Kjo metodë ndihmon shumë në humbje të peshës së tepërt, lufton riskun e Diabetit Type 2, sëmundje të zemrës si dhe kancerin. Dhe disa studime madje  thonë se duke e bërë stil jetese, do jetoni më gjatë. Dhe ka shumë arsye për ta besuar këtë, më besoni.

Llojet e Intermitent Fasting:

- Metoda 16/8 (8 orë dritare ushqimi, 16 orë nuk ha)

- The 5/2 Diet (5 ditë IF dhe 2 ditë të rregullta pa asnjë rregull)

Këto janë mënyrat më të famshme. E them këtë pasi , më besoni, nuk keni ç’e doni të dini të tjerat. Por, ajo që do sugjeroja është gjithmonë 16/8. E sidomos nëse qëllimi juaj kryesor është të bini nga pasha.

Kush është opsioni më i mirë për ju?

Siç thashë zgjidhni 16/8. Por, fillojeni gradualisht. Pra: le të jenë 3-5 ditët e para 10/14  (nga ku 10 orë nuk hani dhe 14 po). Më pas 3 ditët në vijim 12/12 dhe më në fund stabilizohuni tek 16/8. Çfarë duhet të keni parasysh? Asgjë më tepër se përgjatë 16 orëve fasting nuk duhet të konsideroni asgjë tjetër veç ujit, çajit apo kafesë(pa sheqer). Për pjesën tjetër të orëve?! Çdo gjë që dëshironi, por me vetëdije ama. Kontrrollojeni oreksin tuaj, e sidomos ditët e para.

PS:

Nëse ja keni arritur leximit deri këtu ju falenderoj nga zemra për respektin. Për t’ju falënderuar kam vendosur që Loyalthy të jetë më intensiv këtë sezon me jo më artikuj çdo të premte, por dhe të martave. E di që të gjithë ne në ditët e sotme nuk kemi kohën për të shpenzuar duke lexur artikujt, sado të vlefshem dhe informativë të jenë. Ja pse do kisha dëshirë që artikujt në vijim të mos jenë vetëm në formën e shkrimit, por sidomos me video. Por, këtu kam nevojë për ju. Më shkruani në instagramin personal çfarë keni dëshirë të ndiqni në artikujt e radhës. Kënaqësia ime, gjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat