Këto janë infeksionet më të këqija të cilat mund t’i mbani në mend nga gardëroba e djersitur për fitnes

Shëndetësia

Këto janë infeksionet më të këqija të cilat mund t’i mbani në mend nga gardëroba e djersitur për fitnes

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Për fillim, mund të merrni infeksion virusal, grip, escherichia coli…

Ç’është e vërteta, përgjigjja e kësaj pyetjeje varet nga disa faktorë.

Nëse stërvitjet tuaja janë jashtëzakonisht intensive, gjë që do të thotë që djersiteni mirë gjatë ushtrimeve, atëherë do të jeni të detyruar ta lani çdo herë.

Nëse e lani në temperaturë e cila është më e ulët se 40 gradë Celsius, është mirë që të shtoni edhe mjete antibakteriale për pastrim rrobash, për të cilat për shembull përmbajnë pothuajse të gjitha lëngjet për larje të enëve.

Pra, zgjedhja është ose t’i lani në temperaturë më të lartë ose të shtoni këtë lloj mjeti.

Gjithashtu, fare nuk është me rëndësi a ushtroni në ambient të mbyllur apo jeni adhurues i fitnesit në ambient të hapur – rrobat gjithsesi ndoten.

Dallimi është që në palestra, duke i përdorur veglat për stërvitje apo shtresat të cilat i përdorin edhe të tjerët, mund të “mblidhni” baktere dhe bacile nga njerëz të tjerë.

Nëse ushtroni jashtë, do të mblidhni baltë, baktere dhe papastërti nga ambienti natyror.

Edhe një këshillë që vlen si ar: në vend që gjërat t’i lini gjatë natës në çantë, më mirë është që menjëherë t’i fusni në makinë për larje apo në tel për t’u tharë.

Në të kundërtën, rrezikoni që bakteret të shumohen, ndërkaq vetvetiu do të jetë më e vështirë t’i eliminoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat