Mënyra më e mirë, për të mbrojtur shëndetin mendor

Shëndetësia

Mënyra më e mirë, për të mbrojtur shëndetin mendor

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 15:29
Ilustrim

Ka shumë studime që dëshmojnë se si kopshtaria mund të jetë një ndihmë konkrete për të ruajtur shëndetin mendor.

Kujdesi për një bimë, ujitja, rritja e saj ndihmon veçanërisht ata që vuajnë nga depresioni, ankthi dhe vetmia.

Në këtë drejtim, në Angli, konkretisht në Praktikën Mjekësore të Cornbrook në Mançester, kanë filluar një eksperiment që përfshin përdorimin e kopshtarisë si një alternative për ilaçet.

Në fakt, bimët mund të konsiderohen mjet i vlefshëm për t’u rikthyer në gjetjen e vetvetes dhe ndarjen e shoqërisë me njerëzit që për arsye të ndryshme e gjejnë veten duke përjetuar një gjendje psikologjike të vështirë dhe izoluese. Bimët e përdorura për eksperiment janë kryesisht barishte.

Gjatë eksperimentit, mjekët vunë re që marrja me kopshtari është relaksuese dhe kundër ankthit: dy orë në javë janë të mjaftueshme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për të marrë përfitime konkrete emocionale, mendore, madje edhe fizike. Supozimi nga i cili mjekët morën indicien është se një pjesë e madhe e asaj që i bën njerëzit të lumtur dhe të ndjehen mirë nuk ka të bëjë me mjekimin: kjo është arsyeja pse kopshtaria mund të jetë një mënyrë efektive për të lehtësuar ankthin dhe tensionin dhe për të reduktuar dëmtimin fizik dhe mendor që shkakton stresi. Kjo nuk vlen vetëm për ata që janë të sëmurë, por edhe për ata që duan të ruajnë mirëqenien.

Lidhja midis kopshtarisë dhe shëndetit është histori e lashtë nëse konsiderojmë se që në vitin 1600 në Angli pacientëve më të varfër iu kërkua të paguanin shtratin e spitalit duke punuar në kopsht dhe mjekët vunë re që duke ndenjur në zonat e gjelbra dhe duke praktikuar kopshtarinë, pacientët shëroheshin më shpejt.

Në fakt, përkushtimi i vetes në kopshtari i afron njerëzit pranë një stili jetësor më të ngadaltë dhe më të qetë, deri në atë pikë sa, ashtu si gjatë një meditimi, njeriu nuk vëren kalimin e kohës dhe heq mendjen nga vorbulla e mendimeve të përditshme që e mundojnë. Mos harroni se kujdesi për kopshtarinë gjithashtu nënkupton studimin, zgjidhjen e problemeve, qëndrimin vigjilent, të gjithë elementë shumë të dobishëm për të mbajtur trurin aktiv dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve serioze siç janë çrregullimet mendore dhe Alzheimer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat