Nëse keni dhimbje të vazhdueshme stomaku, atëherë duhet të ndiqni këto këshilla

Shëndetësia

Nëse keni dhimbje të vazhdueshme stomaku, atëherë duhet të ndiqni këto këshilla

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:40
Ilustrim

Dhimbjet e stomakut lidhen drejtpërdrejt me ushqimin. Shpesh ne jemi të prirur të konsumojmë shumë ushqime të cilat e ngacmojnë atë dhe për pasojë kemi dhimbje të tmerrshme. Nëse ushqeheni mirë këto dhimbje shmangen. Lexoni me kujdes këto këshilla dhe me siguri do të ndiheni më mirë.

1-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më shumë në mish, sallam, salçiçe.

2- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe ato që janë shumë të kripësuara.

3-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet me shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.

4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.

5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat