Këto 5 gjëra që i bëjmë përditë po dëmtojnë trurin tonë pa e kuptuar

Shëndetësia

Këto 5 gjëra që i bëjmë përditë po dëmtojnë trurin tonë pa e kuptuar

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:43
Ilustrim

Truri, shëndeti i tij dhe ushqyerja shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur. Njerëzit fokusohen më shumë te trupi dhe harrojnë që mendja ka nevojë për përkujdesje. Ka disa gjëra që i bëjmë përditë dhe që pa e kuptuar mund të jenë duke dëmtuar trurin tonë. Cilat janë ato?

Konsumimi i tepërt i kripës

Studimet kanë konfirmuar se kripa luan një rol kryesor në rritjen e tensionit të gjakut. Ky i fundit mund të ndikojë ndjeshëm në aftësitë e të nxënit dhe të rrisë rrezikun e ishemisë.

Mungesa e Gjumit

Shkenca nuk ka arritur të zbulojnë plotësisht aspektet e nevojës së trurit për gjumë, megjithatë të gjithë e dimë dhe njohim rëndësinë e tij. Mungesa e gjumit e bën njeriun më pak të përqendruar, më pak të vëmendshëm dhe pa humor. Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të ndikojë te kujtesa. Gjatë gjumit, trupi vetëpastrohet nga toksinat dhe riparon dëmtimet e ditës, prandaj gjumi është shumë i rëndësishëm.

Përdorimi i kufjeve

Studimet thonë se njerëzit që kanë probleme me dëgjimin janë 30 deri në 40 përqind më të rrezikuar nga problemet me trurin. Sipas ekspertëve, në ditët e sotme njerëzit kanë gjithnjë e më shumë probleme me dëgjimin për shkak të zhurmave dhe përdorimit të kufjeve. Është mirë që kufjet të mos i përdorni shumë gjatë ditës, e veçanërisht jo me volum të lartë.

Regjimi i gabuar ushqimor

Konsumimi i ushqimeve të shpejta ka bërë që shumë njerëz të vuajnë nga mbipesha. Ekspertët thonë se njerëzit që janë mbipeshë kanë 22 përqind më shumë shanse të kenë probleme me trurin. Sipas tyre, shëndeti i tepërt ndikon në aftësitë e të nxënit dhe në përqendrim.

Qëndrimi vetëm

Sipas ekspertëve, vetmia shkakton stres dhe inflamacion në tru. Studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak kontakte me miqtë, vuajnë nga problemet më të mëdha të trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat