Çfarë është Niksen, filozofia holandeze e të jetuarit që po çudit botën

Shëndetësia

Çfarë është Niksen, filozofia holandeze e të jetuarit që po çudit botën

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:14
Ilustrim

Ekspertët e quajnë një metodë që lufton stresin përmes momenteve të pasivitetit dhe kotësisë si një formë e rikuperimit të energjisë. Përtacia mund të mos jetë origjina e të gjitha veseve, përkundrazi! Një qetësi e nevojshme në një botë që gjithmonë e më shumë po bëhet aktive dhe me presionin e kohës. Këtë e demonstron edhe "Niksen", tendenca e fundit që vjen nga Holanda dhe që premton se mposht stresin duke mos bërë asgjë.

Si ta praktikoni?
E vlerësuar edhe nga britanikja "The Guardian" kjo metodë synon pajtimin me veten në çdo vend që ju operoni dhe jetoni apo keni përditshmërinë tuaj. Për ta provuar atë, thjesht pezulloni të gjithë veprimtarinë dhe shkëpusni mendjen për disa minuta(5-10 minuta) mjaftojnë. Shumëkush mund të zgjedh metodën që preferon: mbyllni sytë, pushoni, dëgjoni muzikë, hidhni sytë nga dritarja e zyrës, etj. Gjëja e rëndësishme është që të përjetojmë kuptimin e fjalës "Niksen" duke bërë diçka të padobishme.

"Niksen është një festë e kotësisë", thotë psikologia Carolien Janssen në librin e saj. "Përtacia nuk duhet të kuptohet gjithmonë si një sinonim i dembelizmit, por si një formë e rimëkëmbjes së energjisë: Latinët dhe Perandori Hadrian në veçanti, iu afruan asaj në sferën e kënaqësisë dhe njohurisë" ,shpjegon Alfonso Amendola, sociolog në një universitet në Salerno.

Në filozofinë orientale dhe Zen, nga ana tjetër, përtacia është e afërt me meditimin dhe zotërimin e vetvetes. Sot Holanda ka rigjetur traditën e madhe të mendimit: Niksen nuk është aspak komoditeti i hiçit, por hapësira që na duhet për të rikuperuar veten dhe energjitë tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat