Doni të dobësoheni? Pini ujë me limon për 14 ditë

Shëndetësia

Doni të dobësoheni? Pini ujë me limon për 14 ditë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:50
Ilustrim

Shtyllat kryesore të misionit për rënien nga pesha janë: ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik.

Nëpërmjet tyre, rënia nga pesha është e shëndetshme dhe nuk shkakton dëme të forta në organizëm.

Limoni është një nga aleatët më të mirë të njeriut për rënien nga pesha.

Atë mund ta konsumoni çdo ditë, jo vetëm për të pastruar organizmin nga toksinat por edhe për të lehtësuar misionin e vështirë të humbjes së kilogramëve të tepërt.

Në këtë artikull do të mësoni për sfidën 14 ditore të ujit me limon që ju ndihmon të humbisni në peshë në mënyrë të shëndetshme. Nëse kërkoni rezultate më të shpejta rekomandohet të përdoret ujë i ngrohtë, duke qenë se eliminon më lehtë yndyrnat në trup.

Ujë me limon për 14 ditë

Ju mund ta pini ujin me limon çdo ditë për dy javë duke iu përmbajtur rregullores së mëposhtme. Në ditën e parë, përzieni lëngun e një limoni me një gotë ujë dhe pijeni menjëherë sapo të zgjoheni. Ditën e dytë përzieni lëngun e dy limonëve me dy gota ujë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë dhe pijeni pas zgjimit.

Ditën e tretë përzieni lëngun e tre limonëve me tre gota ujë. Shtoni një lugë çaji me mjaltë. Gjysmën pijeni në mëngjes dhe pjesën e mbetur para drekës. Ditën e katërt shtrydhni katër limonë. Lëngun përziejeni me katër gota ujë dhe me një lugë çaji me mjaltë. Këshillohet që lëngu të pihet tre herë në ditë, esëll në mëngjes, përpara drekës dhe para se të shtriheni për të fjetur.

Ditën e pestë përzieni lëngun e pesë limonëve me pesë gota me ujë dhe pak mjaltë dhe pijeni tre herë në ditë. Ditën e gjashtë shtrydhni 6 limonë.

Lëngun përzieni me 6 gota me ujë dhe pak mjaltë dhe pijeni 3 herë në ditë përpara çdo vakti. Në ditën e shtatë përzieni lëngun e 3 limonëve me 10 gota ujë.

Lëngun konsumojeni 3 herë në ditë përpara vakteve. Në ditën e tetë përzieni lëngun e 6 limonëve me 6 gota ujë dhe pak mjaltë dhe konsumojeni tre herë në ditë. Në ditën e 9-të përzieni lëngun e 5 limonëve me 5 gota me ujë dhe pak mjaltë. Pijeni tre herë në ditë. Në ditën e 10-të përzieni lëngun e 4 limonëve me 4 gota me ujë dhe pak mjaltë. Lëngun pijeni 2-3 herë në ditë.

Në ditën e 11-të përzieni lëngun e 3 limonëve me 3 gota ujë dhe një lugë çaji me mjaltë. Lëngun pijeni 2 herë në ditë. Në ditën e 12-të shtrydhni dy limonë dhe lëngun përziejeni me dy gota ujë. Lëngun pijeni esëll në mëngjes. Në ditën e 13-të pini lëngun e një limoni të tretur në një gotë me ujë.

Në ditën e 14-të lëngun e tre limonëve përziejeni me 10 gota ujë.

Pijeni gjatë ditës dhe në këtë mënyrë keni përfunduar një sfidë shumë të shëndetshme. Limoni do të përmirësojë tretjen dhe do ndryshojë prirjen tuaj të ushqyerjes duke e orientuar atë drejt ushqimeve më të shëndetshme. Mund ta pini edhe paksa të ngrohtë në formë çaji, për ta pasur më të lehtë.

Kujdes

Personat me probleme me aciditein e stomakut duhet të tregojnë kujdes ose ta hollojnë lëngun e limonit me më shumë ujë. Ky regjim duhet kombinuar edhe me një ushqyerje të shëndetshme. Pra nuk do të thotë që ta teproni me ushqime apo ëmbëlsira gjatë ditës. Kujdes veçanërisht me darkën dhe të ecni gjatë ditës aq sa të mundni.

Me këtë regjim mund të humbisni deri në 8 apo 10 kg, nëse e ndiqni me përpikmëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat