Si ta qetësosh dhimbjen e këmbëve me sodë buke? - Bota Sot
Si ta qetësosh dhimbjen e këmbëve me sodë buke?

Shëndetësia

Si ta qetësosh dhimbjen e këmbëve me sodë buke?

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 06:19
Ilustrim

Lodhja e ditës e ka peshën më shumë në darkë dhe para gjumit. Ndodh që gjatë gjithë ditës ke qenë mbi taka dhe pasi hyn në shtëpi, këmbët thuajse nuk e ndien fare. Këmbët e lodhura mund të të bezdisin edhe të nesërmen kur të veshësh këpucët e tjera ngaqë nuk janë çlodhur ende. Po si ta eliminosh dhimbjen e këmbëve dhe t’i kesh ato të buta?

Sërish vjen në lojë soda e bukës, e cila ka veti antiseptike dhe efekt qetësues për këmbët, sidomos për thembrat. Nuk të kushton asgjë dhe është një ndër metodat natyrale më të suksesshme.

Çfarë të duhet?

4 lugë gjelle sodë buke dhe rreth 30-35 litra ujë.

Hidhe sodën në ujë dhe vendosi këmbët 10-­25 minuta.

Me një gur të ashpër për thembrat masazhoi ngadalë thembrat dhe shputën e këmbëve.

Për t’i pasur edhe më të buta, përdor pak vazelinë dhe masazhoji me mollëzat e gishtave.

Pas 20-25 minutave, vish çorape pambuku dhe mbaji gjatë gjithë natës. Përsërite këtë teknikë për 1 javë, pusho një javë tjetër dhe përsërite. Vepro kështu deri në 4 seanca dhe efektin do ta kuptosh shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat