Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen midis peshës së të porsalindurit dhe rrezikut nga zhvillimi i alergjive

Shëndetësia

Shkencëtarët kanë gjetur lidhjen midis peshës së të porsalindurit dhe rrezikut nga zhvillimi i alergjive

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Këto rezultate i kanë gjetur shkencëtarët nga universiteti i madh australian

Masa më e madhe e lindjes (duke pasur parasysh moshën gestaciale) ka të bëjë me rrezikun më të madh nga alergjitë ndaj ushqimit dhe ekzema në fëmijëri, kanë publikuar shkencëtarët australianë të Universitetit të Adelajdës.

Rezultatet të cilat i ka publikuar Journal of Allergy and Clinical Immunology janë marrë nga mostrat prej rreth 15 mijë fëmijëve.

Çdo rritje e masës së lindjes për një kilogram te fëmijët e moshës së njëjtë gestaciale ka qenë e lidhur me mesatarisht 44% të rrezikut më të madh nga alergjitë ndaj ushqimit dhe 17% të rrezikut nga ekzema.

Hulumtuesit shtojnë edhe këtë që konstatimet e reja janë konfirmim i ndikimit të rëndësishëm të faktorëve të cilët nuk janë të lidhur me trashëgiminë gjenetike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat