Sekreti për t’u dukur joshëse: Flini në 21:45 dhe zgjohuni para orës 07:00

Shëndetësia

Sekreti për t’u dukur joshëse: Flini në 21:45 dhe zgjohuni para orës 07:00

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:12
Ilustrim

Të gjithë e kemi dëgjuar termin “bukuroshja e fjetur” me miliona herë – por pranojeni, sa prej jush keni besuar se 8 orë gjumë kanë efekt të madh në pamjen tuaj fizike?

Epo, siç duket shprehitë e gjumit mund të jenë çelësi për t’u dukur më joshëse.

Megjithatë, lajmi i keq është se, nëse veç preferoni të qëndroni zgjuar deri vonë, faktikisht ky sekret përfshin që të flini para orës 22:00.

Studimi i ri nga brendi i shtretërve “Sealy UK” ka zbuluar se “bukuroshja e fjetur” është fenomen i vërtetë dhe se kualiteti i gjumit ka efekt pozitiv në pamjen fizike.

Thënë më thjesht, femrat të cilat bëjnë gjumë të mirë kanë lëkurë më të pastër, sy më të ndritshëm dhe çehre më të mirë.

Veç kësaj, studimi ka zbuluar se ato që flejnë 9 orë e 10 minuta i vërejnë ndryshimet më të mëdha në pamjen e tyre.

Ekspertët thonë se orari ideal për të fjetur në mënyrë që pamja juaj fizike të përfitojë është duke shkuar në shtrat në 21:45 dhe duke u zgjuar në 06:55

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat