Birëson vajzën me Sindromën Dawn që e kishin refuzuar 20 familje

Shëndetësia

Birëson vajzën me Sindromën Dawn që e kishin refuzuar 20 familje

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:06
Alba

Luca Trapanese, 41-vjeç, nga Napoli, adoptoi vogëlushen Alba pasi ajo u refuzua nga 20 familje kur ishte vetëm 13 ditë pasi nëna e saj e dha për birësim për shkak të gjendjes së saj.

Trapanese donte të bëhej baba dhe ata i thanë që meqë ishte homoseksual, ai do të mund të birësonte vetëm një fëmijë me "nevoja të veçanta".

Luca nuk u shqetësua pasi që tërë jetën ishte vullnetar për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara.

“Unë jam vullnetar dhe kam përvojë. Kjo vajzë e vogël ka sjellë shumë lumturi në jetën time dhe më ka mbushur jetë. Jam krenar që jam babai i saj”, tha ai për Bored Panda.

Ai gjithashtu publikoi një libër për jetën e tij me Albën e vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat