Vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e sëmundjeve mendore

Shëndetësia

Vaji i ullirit ndihmon në parandalimin e sëmundjeve mendore

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 06:29
Foto ilustrim

Sipas disa studimeve më të fundit, thuhet se vaji ekstra i virgjër i ullirit arrin të mbrojë trurin nga sëmundje të rrezikshme siç është skleroza.

Studimet thonë se ky vaj arrin të parandalojë akumulimin e disa proteinave toksike në organizëm të cilat përbëjnë gjenezën e sëmundjeve mendore si skleroza. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i vajit të ullirit ul me 60 për qind depozitat e kësaj proteine të rrezikshme në organizëm.

Ky vaj, besohet të mbrojë trurin nga disa forma dhe lloje të sklerozës. Për më tepër, ai përmirëson aftësinë e trurit për të vetë-eliminuar mbetjet toksike dhe për të ruajtur të paprekur komunikimin mes nervave.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban shumë antioksidantë. Falë tyre arrin të përmirësojë aftësitë e përqendrimit. Këto antioksidantë mbrojnë trurin nga dëmtimet e moshës.

Si ta dalloni nëse vaji i ullirit është cilësor

Ju mund ta testoni vajin e ullirit vetë në shtëpi. Hidhni pak vaj ulliri në një gotë të pastër. Ngroheni fundin e gotës lehtë duke e mbajtur me njërën dorë. Me tjetrën mbuloni grykën e gotës për pak sekonda. Më pas nuhasni vajin e ullirit dhe shijoni një gllënkë. Vaji duhet të ketë aromën e ullirit të freskët jeshil. Shija e tij duhet të vijë paksa e hidhur dhe djegëse. Ajo duhet të jetë e pastër dhe jo shumë e trashë dhe e yndyrshme.

Nëse është kështu, atëherë keni bërë zgjedhjen e duhur. Nëse ju jep kollë nuk është vaji i duhur. Sa më i freskët aq më i mirë, sepse një gjë është e sigurt, vaji i ullirit nuk është si vera. Vaji i ullirit ekstra i virgjër, i ruajtur mirë, ka një jetëgjatësi rreth një vjeçare. Me vjetrimin, atij i humbasin vlerat aq të vyera që mbart.

Si ta ruani vajin e ullirit

Konsumatorit i duhen dy vjet të mësohet me shijen e një vaji cilësor. Pasi të blini vajin nga fabrika apo një vaj që jeni të sigurt që është ekstra i virgjër, ruajeni në një enë qelqi ose inoksi. Ruajeni larg dritës dhe nxehtësisë.

Ky vaj do të ketë qartësi, ngjyrë, densitet, aromë, hidhësi e djegësi të ndryshme çdo muaj që kalon. Dy komponente thelbësore janë tek vaji i ullirit cilësor: të jetë ekstra i virgjër dhe të jetë prodhim i atij viti. Kjo është mënyra më e mirë për të përzgjedhur një vaj të mirë, të freskët me të gjitha vlerat e jashtëzakonshme që i ka falur natyra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat