E keni menduar ndonjëherë si ta parandaloni astmën, kjo është rruga e duhur

Shëndetësia

E keni menduar ndonjëherë si ta parandaloni astmën, kjo është rruga e duhur

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:47
Ilustrim

Shkaktarët e astmës, janë alergjitë që përftohen nga ambienti përreth por edhe nga disa lloje të ushqimeve. Pluhuri që gjendet në çdo shtëpi është një nga shkaktarët kryesorë të saj.

Astmën e shkakton gjithashtu edhe poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e bagëtive, pluhuri që del nga rrobat kur i pastrojmë me furçë).

Mullixhinjtë janë të ndjeshëm, sepse nga pluhuri që krijohet gjatë bluarjes së drithit, nxisin astmën. Disa të sëmurë janë të ndjeshëm edhe ndaj ushqimit.

Për astmatikët është e ndaluar në mënyrë kategorike të pinë duhan, kafe, alkool, lëngje të gazuara, lëkurën e mishit të pulës, vezë domate si edhe ushqime të konservuara.

Astma në dimër

Ekspertët shprehen se astma përkeqësohet ndjeshëm gjatë muajve të dimrit, si pasojë e shpërndarjes masive të viruseve të dimrit dhe të ftohurës. Mushkëritë e njeriut janë tepër të ndjeshme në këtë stinë. Me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj faktorëve nxitës të astmës, rrugët e frymëmarrjes janë të inflamuara, muskujt ngushtohen duke e bërë kështu marrjen e frymës më të vështirë.

Si të parandaloni episodet astmatike në dimër

Ekspertët rekomandojnë, që të merrni ilaçet për parandalimin e këtyre sëmundjeve me përpikmëri. Qëndroni sa më larg personave që janë të sëmurë me grip apo janë të ftohur. Lani shpesh duart me ujë të ngrohtë e sapun. Shmangni prekjen e fytyrës dhe të hundës me duar të palara. Ushqehuni shëndetshëm dhe sigurohuni që të merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale.

Çfarë ndodh gjatë shpërthimit të astmës

Simptoma e parë që tregon se jeni të prekur nga astma është ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes duke vështirësuar marrjen e frymës. Nxirje të buzëve dhe të thonjve, shtrëngim të kraharorit, vështirësi në të ecur dhe në të folur. Kur goditeni nga astma ekspertët rekomandojnë që të ruani qetësinë dhe të merrni frymë gjatë dhe thellë. Qëndroni ulur, sepse ky pozicion lehtëson frymëmarrjen dhe qëndroni larg faktorit që shkaktoi këtë shpërthim. Në çdo rast emergjence shkoni menjëherë tek mjeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat