E folmja me trup: Supet dhembin për shkak të halleve, ndërkaq fyti për shkak të kritikave

Shëndetësia

E folmja me trup: Supet dhembin për shkak të halleve, ndërkaq fyti për shkak të kritikave

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 21:59
Ilustrim

Çdo gjë që e përjetojmë patjetër duhet të shprehet edhe në trupin tonë, ndërkaq kjo mjeke ka zbuluar se cilat emocione “përputhen” me cilën pjesë të trupit.

Poenta është që duhet patjetër të jemi të mirë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.

Trupi ynë përballon të gjitha ndjenjat tona edhe kur diçka nuk është në rregull, aq më parë nëse përjetojmë momente të vështira dhe emocione të thella, ato do të shprehen nëpërmjet dhembjes edhe në vetë trupin.

Doktoresha Susan Babel, psikologe, e cila ka zbuluar nëpërmjet cilave pesë të trupit shpërthejnë ndjenjat e ndryshme, shkruan Brightside.

Këto janë zbulimet e saj – cila pjesë e trupit ju dhemb dhe çka e ka shkaktuar atë dhembje:

▪ koka – stresi, pritjet e mëdha, nxitimi i vazhdueshëm

▪ supet – barra emocionale, vendimet e vështira, presioni i ambientit

▪ pjesa e sipërme e shpinës – ndjenja që të tjerët nuk të respektojnë, nuk të vlerësojnë dhe nuk të duan

▪ pjesa e poshtme e shinës – preokupimi me paratë dhe frika nga humbja

▪ fyti – kritika ndaj të tjerëve dhe pakënaqësia

▪ bërrylat – kokëfortësia e fortë

▪ duart – mungesë e fleksibilitetit

▪ mushkëritë – mungesë e mbështetjes

▪ stomaku, lukthi – brenga financiare

▪ kërdhokullat – frika nga ndryshimet

▪ shuplakat – ndjenja e izolimit dhe e vetmisë

▪ gjunjët – egoja e madhe

▪ nëngjunjët – stresi, posesiviteti dhe xhelozia

▪ shputat – apatia

▪ nyjat e këmbëve – mungesë e kënaqësisë, lënies pas dore të dëshirave dhe ëndrrave vetjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat