A janë flokët e thinjura indikatorë të sëmundjeve të zemrës? Studimet thonë se po

Shëndetësia

A janë flokët e thinjura indikatorë të sëmundjeve të zemrës? Studimet thonë se po

Më: 16 janar 2020 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Studimet e bëra deri tani kanë konfirmuar lidhjen në mes të flokëve të thinjura dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Në një studim të bërë me 545 të rritur, atyre ju është bërë tomografia dhe angiografia, për të detektuar se a kanë ndonjë sëmundje që lidhet me zemër. Më pas, subjektet janë ndarë në dy grupe, në bazë të volumit të flokëve të thinjura dhe atyre që kanë pasur më pak thinja.

Si rezultat i këtij studimi është vërejtur se personat që kishin pasur thinja, ishin përballur më shumë me probleme kardiovaskulare. Gjithashtu është vërejtur se për shkak të këtyre problemeve kardiovaskulare, njerëzit kishin tendencë të thinjen më shpejt. Kjo është e lidhur edhe me stresin, pasiqë njerëzit që kanë më shumë stres kanë tendencë të përballen më shumë me probleme të zemrës dhe të thinjen më herët.

Sipas ekspertëve, nëse vëreni që ju kanë thinjur flokë për një kohë shumë të shkurtët dhe në moshë te re, atëherë është e preferueshme që të bëni një konsultë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat