Këto vegla kuzhine nuk bën t’i përdorni më shumë se një vit: Vend i vërtetë i baktereve!

Shëndetësia

Këto vegla kuzhine nuk bën t’i përdorni më shumë se një vit: Vend i vërtetë i baktereve!

Më: 17 janar 2020 Në ora: 07:15
Ilustrim

Në vazhdim po ju sjellim listën e gjërave të kuzhinës të cilat nuk janë për përdorim më shumë se një vit

Për përgatitjen e ushqimeve të preferuara amvisat përdorin edhe vegla të ndryshme kuzhine me ndihmën e të cilave më lehtë presin, përziejnë dhe përgatitin ushqimin.

Por, shumica e femrave me vite të tëra përdorin të njëjtat vegla dhe nuk i zëvendësojnë me të reja. Mirëpo, kështu bëjnë gabim të madh dhe pavetëdijshëm dëmtojnë veten.

Rendja

Përdoret për artikuj të ndryshëm, nga limoni deri te djathi madje edhe çokollata dhe është shumë e mprehtë. Mirëpo nuk është për t’u përdorur përgjithmonë. Do të duhej një herë në vit t’ia zëvendësoni gërryesen, varësisht nga ajo sa e përdorni. Në këtë mënyrë lehtë do të gërryeni çdo gjë që ju nevojitet.

Leckat e kuzhinës

Në lecka të kuzhinës grumbullohen baktere, pa marrë parasysh a i pastroni duart, enët apo vetëm njollat dhe mbetjet e ushqimit. Prandaj, është me rëndësi që t’i lani më shpesh dhe patjetër një herë në vit t’i zëvendësoni me të reja.

Dërrasat për prerje

Të drunjta apo plastike, të gjitha dërrasat kanë prerje të imëta nga thikat, ndërsa në to grumbullohen bakteret. Përdorimi i dërrasave të tilla për prerje të artikujve nuk është i sigurt për shëndetin.

Vegla për qërimin e perimeve

Edhe nëse e blini veglën më të shtrenjtë për qërim të perimeve, pas një kohe tehu i saj do të topitet. Prandaj më mirë blini më të lira dhe zëvendësoni një herë në vit me të reja.

Lugët e drunjta

Njësoj si edhe me dërrasën për prerje, në lugët e drunjta do të krijohen plasaritje në të cilat krijohen baktere. Ato janë posaçërisht të rrezikshme, sepse me ndihmën e tyre përziejmë ushqimin, andaj të gjitha bakteret mund të futen në ushqim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat