QKU: Sigurohet materiali për intervenime në sy

Shëndetësia

QKU: Sigurohet materiali për intervenime në sy

Më: 17 janar 2020 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se ka siguruar materialin e nevojshëm për një intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin tjetër që nevojitet gjatë operacionit.

“Pacientët deri tash e kanë blerë vetë, duke harxhuar qindra euro në barnatore private, kurse SHSKUK ka ndarë rreth 600 mijë euro për blerjen e materialit punues, për operacione të natyrave të ndryshme, që kryhen në Klinikën e Syve”, thuhet në komunikatë dërguar nga SHSKUK.

Tash, me zgjidhjen e problemit për furnizim, pacientët shërbimet do t’i marrin pa para.

Materiali punues do të shërbejë kryesisht për operacionet rreth problemeve me perden e syrit, segmentit të pasmë të syrit, shtypjen e syve, kanalin e lotit, kapakëve të syrit dhe për problemet e vëngërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat