Orizi i bardhë nuk është dietik dhe shëndosh! Gabimi që bëjmë të gjithë

Shëndetësia

Orizi i bardhë nuk është dietik dhe shëndosh! Gabimi që bëjmë të gjithë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 07:38
Ilustrim

Orizi i bardhë nuk është dietik, përkundrazi shëndosh! Megjithatë sipas gjysheve tona, ky ushqim prej vitesh cilësohej si dietik dhe për ta bërë më të shëndetshëm, shoqërohej me vaj ulliri.

Por në sajë të futjes së tij në sushi, orizi u bë një ushqim mjaft i pëlqyer në të gjithë botën.

Kush do që të futet në dietë, shpesh është i bindur se orizi i bardhë, është zgjidhja e të gjitha problemeve me peshën… por në fakt nuk është kështu.

Në 100 gramë oriz të bardhë ka 130 kilokalori, pa marrë parasysh nivelin glicemik, i cili mund të shkojë deri në 132.

Kështu që nëse mendonit se me konsumin e tij humbnit peshë, mundohuni që ta reduktoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat