Kanceri i qafës së mitrës, apeli i fortë i mjekes: Parandalojeni përmes vaksinimit

Shëndetësia

Kanceri i qafës së mitrës, apeli i fortë i mjekes: Parandalojeni përmes vaksinimit

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 12:29
Ilustrim

Tumoret gjinekologjike renditen në vend të katërt sa i përket shpeshtësisë ndër kanceret që prekin gratë.

Ndër tre kryesoret tumori i endometriumit, ovareve dhe qafës së mitrës mjekja onkologe në Spitalin “Hygeia” në Tiranë, Emiljana Huti ndalet në këtë të fundit, pasi thotë se është i parandalueshëm dhe plotësisht i trajtueshëm.

Dr. Emiljana Huti rekomandon vaksinimin në moshë të re.

“Rekomandohet që vajzat e reja që nuk kanë filluar aktivitetin seksual, mosha 12-15 vjeç të bëjnë vaksinimin nga virusi HPV i cili është vërtetuar se është përgjegjësi për kancerin e qafës së mitrës”, tha mjekja onkologe Emiljana Huti.

Nëse keni kaluar moshën 20 vjeç onkologia Emiljana Huti këshillon kryerjen e pap testit dhe testimin për virusin HPV një herë në tre vjet.

“Nëse pap testi del normal atӕherë paptesti tjetër bëhet pas tre vjetësh”, sqaroi mjekja.

Këto teste mundësojnë kapjen në kohë të sëmundjes dhe trajtimin e saj të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat