Gjashtë mjekimet natyrale që ndihmojnë në zbritjen e presionit të gjakut

Shëndetësia

Gjashtë mjekimet natyrale që ndihmojnë në zbritjen e presionit të gjakut

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Mënyrat natyrale të trajtimit të presionit në gjak.

Presioni i gjakut është rasti shumë i shpeshtë në shoqëri, mos trajtimi i saj shkakton dëme në veshkë, apo edhe infarkt në zemër.

Disa nga arsyet që shkaktohet presioni i lartë i gjakut janë: gjenetika, konsumimi i alkoolit, përdorimi i madh i kripës, stresi, raporton “Natural Solutions Magazine”.

Presioni i lartë i gjakut është kontrolluar përmes medikamenteve të ndryshme të rekomanduara nga mjekët përkatës, por ka edhe mënyra natyrale që ndihmojnë në përmirësimin e presionit të lartë të gjakut.

Limoni

Limoni ka një sasi të mjaftueshme të vitaminës C dhe të antioksidantëve që ndihmojnë të neutralizojnë efektet negative në trup.

Farat e shalqirit

Farat e shalqirit ndihmojnë të mbajë gjakun në gjendje stabile, dhe veshkën në gjendje të mirë.

Hudhra

Hudhra përdoret për shumë probleme shëndetësore, përveç që ndihmon në uljen e presionit në gjatë gjithashtu zvogëlon nivelin e kolesterolit.

Bananet

Bananet kanë një sasi të madhe të kaliumit. Ndihmon në stabilizimin e presionit, preferohet që të përdorni banane një kohë të gjatë që të stabilizohet gjendja juaj.

Selino

Selino përmban sasi të konsiderueshme të 3-N-butilfhtalid fitokimik, i cili në mënyrë efektive ul presionin e lartë të gjakut, transmeton lajmi.net.

Ujë kokosi

Kur keni presion të lartë të gjakut është mirë të qëndroni të hidratuar. Kokosi përmban vitaminën C dhe magnezium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat